Dy persona shoqërohen në polici pas vendosjes së flamujve të UÇK-së dhe Shqipërisë në kishën ortodokse në Lipjan
Policia e Kosovës ka njoftuar për zhvillimet lidhur me rastin e vendosjes së dy flamujve në rrethojën e kishës ortodokse në Lipjan. Rasti është raportuar më 10 gusht, rreth orës 21:00, nga përgjegjësi i kishës, i cili ka njoftuar Policinë se në rrethojën e objektit ishin vendosur dy flamuj – njëri me mbishkrimin “UÇK” dhe…
Lajme
Policia e Kosovës ka njoftuar për zhvillimet lidhur me rastin e vendosjes së dy flamujve në rrethojën e kishës ortodokse në Lipjan.
Rasti është raportuar më 10 gusht, rreth orës 21:00, nga përgjegjësi i kishës, i cili ka njoftuar Policinë se në rrethojën e objektit ishin vendosur dy flamuj – njëri me mbishkrimin “UÇK” dhe tjetri i Shqipërisë.
Njësitë policore kanë reaguar menjëherë dhe, pas veprimeve hetimore, kanë identifikuar dhe shoqëruar në Stacionin Policor në Lipjan një person me inicialet D.M., nga Komuna e Lipjanit.
Sipas Policisë, gjatë trajtimit në Njësinë e Hetimeve, personi ka rezultuar nën ndikimin e alkoolit, me 0.61 promilë.
Hetimet kanë vazhduar edhe më 11 gusht, kur në polici është shoqëruar edhe një person tjetër, me inicialet E.M., po ashtu nga Komuna e Lipjanit.
Për rastin janë njoftuar prokurorët kujdestarë të Departamentit Special dhe Departamentit të Përgjithshëm. Me udhëzimin e tyre, rasti është proceduar me Shënim Zyrtar.
Policia ka theksuar se ka masa të veçanta sigurie për objektet e trashëgimisë kulturore fetare në Kosovë. Sipas njoftimit, 24 objekte sigurohen me prezencë policore 24 orë në ditë, shtatë ditë në javë, ndërsa për objektet e tjera siguria ofrohet përmes patrullave policore./Lajmi.net/