Kusari-Lila: Moskonstituimi i Kuvendit është brengë e madhe për qytetarët, mërgimtarët dhe bizneset

Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka deklaruar se moskonstituimi i Kuvendit të Kosovës po shkakton shqetësim te qytetarët, mërgimtarët dhe bizneset. “Moskonstituimi i Kuvendit është brengë për mërgimtarët, është brengë për qytetarët e Republikës, është brengë shumë e madhe për bizneset për sigurinë e investimeve në Kosovë”, deklaroi Kusari-Lila.…

Lajme

11/08/2026 12:58

Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka deklaruar se moskonstituimi i Kuvendit të Kosovës po shkakton shqetësim te qytetarët, mërgimtarët dhe bizneset.

“Moskonstituimi i Kuvendit është brengë për mërgimtarët, është brengë për qytetarët e Republikës, është brengë shumë e madhe për bizneset për sigurinë e investimeve në Kosovë”, deklaroi Kusari-Lila.

Ajo ka thënë se situata aktuale kërkon dialog politik dhe marrëveshje ndërmjet subjekteve politike.

“Megjithatë, nuk ka alternativë tjetër pos dialogut politik, arritjes së marrëveshjes politike dhe pranimit të drejtuesve politikë e partiakë të Republikës së Kosovës se veç të ulen, të dakordohen dhe të kemi një orar e afat edhe të konstituimit të Kuvendit, të votimit të Qeverisë dhe të zgjedhjes së presidentit”, tha Kusari-Lila. /Lajmi.net/