Këçeli: Vetëvendosje konsideron se së pari duhet të kemi një marrëveshje gjithëpërfshirëse për të gjitha pozitat
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka folur për thirrjen e seancës së re, afatet kushtetuese dhe mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse mes subjekteve politike për pozitat e institucioneve të Republikës së Kosovës Sipas tij para se të kalohet edhe tek votimi i nënkryetarëve, kryetarit të Kuvendit e qeverisë duhet një marrëveshje dhe…
Lajme
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka folur për thirrjen e seancës së re, afatet kushtetuese dhe mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse mes subjekteve politike për pozitat e institucioneve të Republikës së Kosovës
Sipas tij para se të kalohet edhe tek votimi i nënkryetarëve, kryetarit të Kuvendit e qeverisë duhet një marrëveshje dhe për postin e presidentit.
“Jemi në pritje të një takimi me subjektet politike për arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse për të gjitha pozitat e institucioneve të Republikës së Kosovës.Deri tash unë për veti nuk jam i informuar nëse është bërë edhe një tentim për takim të radhës me liderët e partive politike. Po sa i përket afatit kushtetues, ne si kemi as gjashtë ditë që jemi betuar si deputetë dhe para kësaj seance të betimit të deputetëve nuk kemi mundur të takohemi dhe të thërrasim seancë. Seanca e parë ka qenë seanca për betimin e deputetëve
Kërçeli tha se nuk ka ndonjë informacion nëse pritet që së shpejti të ketë një takim.
“Kurse sa i përket pyetjes së dytë rreth 48-orëshit, ne mendojmë se opozita po deklaron se duhet të zgjidhet kryetari i Kuvendit dhe kryesia e Kuvendit, mirëpo ju siç e dini pas saj menjëherë vjen votimi për qeverinë e Republikës së Kosovës dhe pastaj për presidentin apo presidenten e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje konsideron se së pari duhet të kemi një marrëveshje gjithëpërfshirëse për të gjitha pozitat, para se të votohet kryetari i Kuvendit dhe anëtarët e kryesisë së Kuvendit”,deklaroi ai, transmeton lajmi.net.
Kërçeli këtë deklarim e bëri në ditën e dytë të aktivitetit tradicional “Bashkatdhetarët në Kuvend”, organizuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës./Lajmi.net/