Inspektorati ndal punimet në një objekt në Podujevë, konstatohen shkelje të masave të sigurisë
Inspektorati Qendror i Punës ka urdhëruar ndalimin e përkohshëm të punimeve në një objekt ndërtimi në Podujevë, pas konstatimit të parregullsive në zbatimin e masave për sigurinë dhe shëndetin në punë. Gjatë inspektimit në objekt, zyrtarët kanë evidentuar mangësi në masat e sigurisë, të cilat sipas Inspektoratit mund të rrezikojnë kushtet e punës dhe sigurinë…
Lajme
Inspektorati Qendror i Punës ka urdhëruar ndalimin e përkohshëm të punimeve në një objekt ndërtimi në Podujevë, pas konstatimit të parregullsive në zbatimin e masave për sigurinë dhe shëndetin në punë.
Gjatë inspektimit në objekt, zyrtarët kanë evidentuar mangësi në masat e sigurisë, të cilat sipas Inspektoratit mund të rrezikojnë kushtet e punës dhe sigurinë e punëtorëve.
Për këtë arsye, Inspektorati Qendror i Punës ka nxjerrë vendim për ndalimin e përkohshëm të punimeve, deri në eliminimin e të gjitha parregullsive dhe krijimin e kushteve të sigurta për vazhdimin e punës.
Institucioni ka bërë të ditur se do të vazhdojë mbikëqyrjen e zbatimit të legjislacionit të punës dhe respektimit të standardeve të sigurisë në vendet e punës.
Njëkohësisht, Inspektorati u ka bërë apel punëdhënësve që t’i zbatojnë në mënyrë të detyrueshme masat për sigurinë dhe shëndetin në punë.
Sipas Inspektoratit, respektimi i këtyre standardeve është thelbësor për parandalimin e aksidenteve dhe mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të punëtorëve. /Lajmi.net/