Aksion kundër ndotjes në Ferizaj, gjobiten qytetarët që hodhën mbeturina në vende të palejuara

Inspektorati i Komunës së Ferizajt ka intensifikuar aksionet për parandalimin e ndotjes së ambientit dhe hedhjes së mbeturinave në vende të papërcaktuara për këtë qëllim. Kryeinspektori i Ferizajt, Feriz Hyseni, ka bërë të ditur se gjatë aksioneve të fundit janë shqiptuar gjoba ndaj disa qytetarëve të cilët kanë hedhur mbeturina në hapësira të palejuara. Sipas…

Lajme

11/08/2026 12:07

Inspektorati i Komunës së Ferizajt ka intensifikuar aksionet për parandalimin e ndotjes së ambientit dhe hedhjes së mbeturinave në vende të papërcaktuara për këtë qëllim.

Kryeinspektori i Ferizajt, Feriz Hyseni, ka bërë të ditur se gjatë aksioneve të fundit janë shqiptuar gjoba ndaj disa qytetarëve të cilët kanë hedhur mbeturina në hapësira të palejuara.

Sipas tij, rastet janë evidentuar në rrugët “12 Qershori”, “Bilall Shala” dhe “Imri Halili”.

“Gjobat janë shqiptuar në rrugët ‘12 Qershori’, ‘Bilall Shala’ dhe ‘Imri Halili’. Persona të ndryshëm kanë hedhur mbeturina në vende që nuk janë të përcaktuara për hedhjen e tyre. Pas marrjes së informacionit, Inspektorati Komunal ka ndërmarrë masat përkatëse dhe ka shqiptuar gjoba ndaj personave përgjegjës”, ka deklaruar Hyseni.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë me Inspektoratin Komunal dhe të raportojnë çdo rast të hedhjes së mbeturinave në vende të palejuara.

Hyseni ka theksuar se angazhimi i qytetarëve është i rëndësishëm për ruajtjen e pastërtisë dhe mbrojtjen e ambientit në Ferizaj.

Inspektorati Komunal ka paralajmëruar se masat ndaj personave që ndotin hapësirat publike do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.