Të shtëna me armë në Prishtinë, Lipjan e Podujevë, konfiskohen armë dhe municion
Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të përdorimit dhe posedimit të armëve në rajonin e Prishtinës. Në Prishtinë, një person është arrestuar pasi gjatë kontrollit tek ai është gjetur dhe konfiskuar një revole me gaz. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. Në Lipjan është raportuar se një person…
Lajme
Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të përdorimit dhe posedimit të armëve në rajonin e Prishtinës.
Në Prishtinë, një person është arrestuar pasi gjatë kontrollit tek ai është gjetur dhe konfiskuar një revole me gaz. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Në Lipjan është raportuar se një person kishte shtënë me armë zjarri. Nga i dyshuari është konfiskuar një revole, ndërsa pas intervistimit rasti është proceduar në procedurë të rregullt.
Ndërkaq, në Podujevë është arrestuar një person i cili ka pranuar se kishte shtënë me armë zjarri. Policia ka konfiskuar një pistoletë dhe 17 fishekë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.