Sulm fizik ndaj një shtetasi gjerman në Mitrovicë të Veriut, një person në mbajtje
Policia e Kosovës raporton se një shtetas gjerman është sulmuar fizikisht nga një person i panjohur në orët e para të mëngjesit të së hënës në Mitrovicë të Veriut. Rasti është raportuar rreth orës 01:30, ndërsa viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Në lidhje me rastin, Policia ka arritur të identifikojë…
Lajme
Policia e Kosovës raporton se një shtetas gjerman është sulmuar fizikisht nga një person i panjohur në orët e para të mëngjesit të së hënës në Mitrovicë të Veriut.
Rasti është raportuar rreth orës 01:30, ndërsa viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.
Në lidhje me rastin, Policia ka arritur të identifikojë dhe arrestojë një person të dyshuar.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.