Ferran Torres do të luajë në PSG, marrëveshja me Barcelonën praktikisht e mbyllur

Paris Saint-Germaini është shumë pranë transferimit të Ferran Torresit. Marrëveshja me Barcelonën ka hyrë në fazën përfundimtare dhe operacioni konsiderohet praktikisht i mbyllur, me vetëm disa procedura ligjore që kanë mbetur për t’u përfunduar. Barcelona e kishte refuzuar ofertën e parë të PSG-së prej 50 milionë eurosh në total për lojtarin, por negociatat kanë hyrë…

Sport

11/08/2026 09:20

Paris Saint-Germaini është shumë pranë transferimit të Ferran Torresit.

Marrëveshja me Barcelonën ka hyrë në fazën përfundimtare dhe operacioni konsiderohet praktikisht i mbyllur, me vetëm disa procedura ligjore që kanë mbetur për t’u përfunduar.

Barcelona e kishte refuzuar ofertën e parë të PSG-së prej 50 milionë eurosh në total për lojtarin, por negociatat kanë hyrë menjëherë në fazën vendimtare.

Klubi katalanas i kërkon 50 milionë euro si shumë fikse, plus një pjesë tjetër në formën e bonuseve, që ende duhet të përcaktohet, shkruan “Tuttomercatoweb”, përcjell “Gazeta Express”.

Puna intensive e drejtorëve sportivë Deco dhe Luis Campos ka bërë që palët të afrohen shpejt me njëra-tjetrën, duke bërë që operacioni të konsiderohet tashmë virtualisht i përfunduar, në pritje vetëm të procedurave formale dhe ligjore.
Sulmuesi spanjoll tashmë ka arritur marrëveshje të plotë për kushtet e kontratës së tij me klubin e Luis Enriques.
Me marrëveshjen përfundimtare mes dy klubeve që pritet të arrihet së shpejti, gjithçka tregon se Ferran Torres nuk do të paraqitet të mërkurën në qendrën stërvitore të Barcelonës.
Nesër është planifikuar rikthimi në grup i futbollistëve të kombëtares spanjolle që ishin pjesë e Botërorit nën drejtimin e Hansi Flick, por të gjitha palët shpresojnë që transferimi të zyrtarizohet sa më shpejt.

Kthesa vendimtare erdhi javën e kaluar, kur Ferran Torres, të cilit i ka mbetur vetëm një vit nga përfundimi i kontratës, ua komunikoi drejtuesve të Barcelonës dëshirën e tij për t’iu përgjigjur pozitivisht interesimit të PSG-së.

Barcelona e ka pranuar dëshirën e lojtarit, por pa bërë ulje në çmimin e kartonit të heroit të Spanjës në Botërorin 2026.