Vazhdon moti i nxehtë, sot temperaturat deri në 36 gradë

Mot kryesisht me diell dhe temperatura të larta pritet të mbajë sot në Kosovë, sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12 dhe 17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet parashihen të arrijnë nga 30 deri në 36 gradë Celsius. Era do të fryjë nga drejtimi i veriut dhe verilindjes, me…

Lajme

11/08/2026 08:59

Mot kryesisht me diell dhe temperatura të larta pritet të mbajë sot në Kosovë, sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12 dhe 17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet parashihen të arrijnë nga 30 deri në 36 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga drejtimi i veriut dhe verilindjes, me shpejtësi prej 1 deri në 5 metra për sekondë.