Engjëllusha Salihu bëhet nënë për herë të parë
Këngëtarja shqiptare, Engjëllusha Salihu, është bërë nënë për herë të parë. Ajo dhe partneri i saj, Mërgimi, janë bërë prindër të një djali, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Namer Riza. Lajmin e ëmbël e ka ndarë vetë Engjëllusha me ndjekësit në Instagram, përmes një postimi në InstaStory. “Më të lumtur se kurrë, Namer…
ShowBiz
Këngëtarja shqiptare, Engjëllusha Salihu, është bërë nënë për herë të parë.
Ajo dhe partneri i saj, Mërgimi, janë bërë prindër të një djali, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Namer Riza.
Lajmin e ëmbël e ka ndarë vetë Engjëllusha me ndjekësit në Instagram, përmes një postimi në InstaStory.
“Më të lumtur se kurrë, Namer Riza”, ka shkruar këngëtarja, duke shprehur gëzimin e madh për ardhjen në jetë të djalit të tyre.
Ky është një kapitull i ri dhe i veçantë për çiftin, që u martua verën e vitit të kaluar.
E njëjta përkundër periudhës së shtatzënisë ka qenë aktive me mbrëmje e ahengje të ndryshme.
Engjëllusha momentalisht po bën një jetë mes Zvicrës e Kosovës, duke mos lënë anash as profesionin.
