Pas publikimit të pamjeve, Policia nis hetimet për përleshjen mes disa personave në Viti
Policia e Kosovës ka nisur hetimet lidhur me një përleshje fizike mes disa personave në qytetin e Vitisë. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani, ka bërë të ditur se rasti nuk ishte raportuar më herët në Polici. Sipas tij, pas publikimit të pamjeve të përleshjes, hetuesit policorë të Stacionit Policor në Viti,…
Lajme
Policia e Kosovës ka nisur hetimet lidhur me një përleshje fizike mes disa personave në qytetin e Vitisë.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani, ka bërë të ditur se rasti nuk ishte raportuar më herët në Polici.
Sipas tij, pas publikimit të pamjeve të përleshjes, hetuesit policorë të Stacionit Policor në Viti, në koordinim dhe me autorizim të Prokurorit të Shtetit, kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore.
Qëllimi i hetimeve është ndriçimi dhe sqarimi i plotë i rrethanave të rastit, identifikimi i personave të përfshirë në përleshje dhe procedimi i mëtejmë në përputhje me procedurat ligjore.
“Bazuar në informacionet fillestare dyshohet se ngjarja ka ndodhur më 07.08.2026 në qytetin e Vitisë”, ka deklaruar Osmani.
Policia ka bërë të ditur se hetimet janë duke vazhduar për të sqaruar rrethanat e plota të rastit.