Gjykata Supreme refuzon kërkesën e asamblistëve të VV-së për biletat e transportit, Rama: Jeni dashakëqij dhe të padijshëm

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se Gjykata Supreme ka refuzuar kërkesën e grupit të asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me ndryshimin e biletave të transportit publik në kryeqytet. Rama ka publikuar vendimin e Gjykatës Supreme, duke thënë se kërkesa e asamblistëve të VV-së është refuzuar. Duke reaguar ndaj këtij vendimi, Rama…

Lajme

10/08/2026 20:27

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se Gjykata Supreme ka refuzuar kërkesën e grupit të asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me ndryshimin e biletave të transportit publik në kryeqytet.

Rama ka publikuar vendimin e Gjykatës Supreme, duke thënë se kërkesa e asamblistëve të VV-së është refuzuar.

Duke reaguar ndaj këtij vendimi, Rama ka përdorur tone të ashpra ndaj asamblistëve të Vetëvendosjes.

“Gjykata Supreme e ka refuzuar kërkesën e grupit të asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje! Po e ripërsëris, përveç që jeni dashakëqij, jeni edhe të padijshëm”, ka shkruar Rama në Facebook. /Lajmi.net/