Spitali “Isa Grezda” jep detaje për të plagosurin në Gjakovë, gjendja e tij shëndetësore është stabile
Personi që u plagos sot me armë zjarri në Gjakovë është duke marrë trajtim në Spitalin e Përgjithshëm “Isa Grezda”, ndërsa gjendja e tij shëndetësore aktualisht është stabile. Spitali ka njoftuar se pacienti është pranuar rreth orës 16:25 në Shërbimin Emergjent, ku menjëherë i janë kryer ekzaminimet dhe shërbimet e nevojshme mjekësore. “Menjëherë pas pranimit,…
Lajme
Personi që u plagos sot me armë zjarri në Gjakovë është duke marrë trajtim në Spitalin e Përgjithshëm “Isa Grezda”, ndërsa gjendja e tij shëndetësore aktualisht është stabile.
Spitali ka njoftuar se pacienti është pranuar rreth orës 16:25 në Shërbimin Emergjent, ku menjëherë i janë kryer ekzaminimet dhe shërbimet e nevojshme mjekësore.
“Menjëherë pas pranimit, pacientit i janë kryer të gjitha ekzaminimet dhe shërbimet e nevojshme mjekësore dhe i është ofruar trajtimi përkatës”, thuhet në njoftimin e spitalit.
Sipas njoftimit, pacienti është shtrirë në spital dhe do të vazhdojë trajtimin e mëtejmë.
Ndërkohë, rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës për lajmi.net.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi, ka bërë të ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa personi i dyshuar është arrestuar.
“Bazuar në informacionet fillestare, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar. Të dy personat, viktima dhe i dyshuari, janë meshkuj, shtetas të Republikës së Kosovës dhe të moshës madhore”, ka deklaruar Krasniqi.
Njësitë relevante policore janë në vendngjarje dhe po vazhdojnë veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit. /Lajmi.net/