Drejtori i AKI-së prezanton sfidat e reja të sigurisë dhe kërcënimet hibride në Konferencën e Ambasadorëve

Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Petrit Ajeti, ka prezantuar sfidat aktuale të sigurisë dhe kërcënimet hibride në hapje të Konferencës së IX-të të Ambasadorëve të Republikës së Kosovës. “Siguria, Qëndrueshmëria dhe Kërcënimet Hibride” është tema e sesionit të parë të konferencës, ku Ajeti po trajton zhvillimet e reja në fushën e sigurisë,…

Lajme

10/08/2026 18:14

Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Petrit Ajeti, ka prezantuar sfidat aktuale të sigurisë dhe kërcënimet hibride në hapje të Konferencës së IX-të të Ambasadorëve të Republikës së Kosovës.

“Siguria, Qëndrueshmëria dhe Kërcënimet Hibride” është tema e sesionit të parë të konferencës, ku Ajeti po trajton zhvillimet e reja në fushën e sigurisë, si dhe rreziqet që kërcënimet hibride paraqesin për institucionet dhe shoqërinë.

Në prezantimin e tij, drejtori i AKI-së është fokusuar në sfidat aktuale të sigurisë dhe nevojën për forcimin e qëndrueshmërisë institucionale e shoqërore përballë këtyre kërcënimeve.

Konferenca e IX-të e Ambasadorëve ka mbledhur përfaqësues diplomatikë dhe institucione relevante të vendit për të diskutuar zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë, diplomacisë dhe politikës së jashtme.

Në kuadër të sesioneve të konferencës pritet të trajtohen edhe çështje të tjera me rëndësi për sigurinë dhe pozicionin ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.