Ish-deputeti Mustafa me thirrje për veprim: Kriza politike mund të sjellë jostabilitet ekonomik e social
Ish-profesori i ekonomisë, Muhamet Mustafa, njëherësh ish-deputet i Kuvendit të Kosovës, ka reaguar lidhur me situatën politike që e ka përfshirë vendin tash e sa kohë. Ai ka thënë se deputetët, me betimin e tyre në legjislativin e vendit, kanë përgjegjësinë që me urgjencë të ndërmarrin veprime që i gjithë procesi i konstituimit të Kuvendit…
Lajme
Ish-profesori i ekonomisë, Muhamet Mustafa, njëherësh ish-deputet i Kuvendit të Kosovës, ka reaguar lidhur me situatën politike që e ka përfshirë vendin tash e sa kohë.
Ai ka thënë se deputetët, me betimin e tyre në legjislativin e vendit, kanë përgjegjësinë që me urgjencë të ndërmarrin veprime që i gjithë procesi i konstituimit të Kuvendit dhe institucioneve të tjera të vendoset brenda rendit kushtetues.
“Për këtë nevojitet veprimi i tyre dhe në situatën e dhënë edhe drejt Gjykatës Kushtetuese, me prioritet dhe urgjencë. Situata nuk duhet të rrëshqasë më tutje në zonën e kontestuar, përkatësisht jokushtetuese.”, ka thënë ai.
Mustafa ka shtuar se duhet veprime konkrete për të shmangur rreziqet që prodhon një situatë e tillë politike, sepse sipas tij, ajo prekë edhe sektorë të tjerë.
“Tolerimi i kësaj situate e shpie vendin në rreziqe të paparshikueshme dhe në përshkallzim të jostabilitetit politik, ekonomik e social, të cilin duhet evituar me veprim të përgjgjshëm të partive politike dhe angazhimin qytetar dhe intelektual.”, ka thënë ai.