Rama reagon për bisedat në Snapchat: Janë të pavërteta dhe të gërditshme, VV e ka kthyer luftën politike në falsifikime e gjuhë rrugaçësh
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar ndaj akuzave që po i bëhen nga akterë të ndryshëm të VV-së, e së fundmi nga asamblistja e VV-së në Prishtinë, Berita Abazi. Ai ka thënë se “lule gjelat” e paskan nisur ditën duke shpifur, shkruan lajmi.net. Rama ka akuzuar VV-në se e kanë sjell shtetin…
Lajme
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar ndaj akuzave që po i bëhen nga akterë të ndryshëm të VV-së, e së fundmi nga asamblistja e VV-së në Prishtinë, Berita Abazi.
Ai ka thënë se “lule gjelat” e paskan nisur ditën duke shpifur, shkruan lajmi.net.
Rama ka akuzuar VV-në se e kanë sjell shtetin në pikën zero ndërkaq luftën politike sipas tij e kanë degraduar në falsifikime, fabrikime e gjuhë rrugaçësh.
“E para, kam mendu që secili njeri me inteligjencë mesatare e kupton që ato mesazhe të ‘snapchat’ janë të fabrikume. Por, meqë paska nevojë me u thanë edhe publikisht, po ju them:
janë të pavërteta, të fabrikuara dhe, për më tepër, të gërditshme! Sinqerisht, ndjej keqardhje për Vetëvendosjen që ka mbet me bo politikë me Snapchat, me linçime në Facebook e me lajme të krijume prej inteligjencës artificiale. Kaq sa ju përket juve dhe politikës! E dyta, lëndët e legalizimit për të cilat paskeni shpif janë krejt aty! Ju bëj ftesë publike, krejt grupit të asamblistëve të VV-së, merreni me vete edhe KALLXO.com e KOHA.net, me të cilët po ju bashkon tendenca për me e diskreditu shtetin, kapuni për dore dhe shkoni në Drejtorinë e Kadastrit dhe në Drejtorinë e Urbanizmit. Shfletojini krejt lëndët. Faqe për faqe!”, ka shkruar Rama.
Ai ka thënë se faktet do t’ua rrëzojnë fabrikimin, dhe pas kësaj sipas tij pret që të dalin kaq zëshëm të kërkojnë falje.
“Pastaj dilni para të njëjtit opinion publik dhe kallxoni drejt. E kur faktet t’jua rrëzojnë fabrikimin, ju pres me dalë po kaq zëshëm edhe me kërku falje. Si guruja juaj nga Shqipëria që dje shpërndau lajme false për Time Kadrijajn dhe pastaj kërkoi falje!”, ka shtuar Rama. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: