Haliti: Vjosa Osmani ka qenë figurë që ka folur vet me veti dhe nuk ka bërë asgjë
Xhavit Haliti nga Partia Demokratike e Kosovës vlerëson se ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka qenë figurë vetëm sa për “sy e faqe”. Ai pohon se aktualisht nuk po gjendet një figurë konsensuale për president apo presidente nga partitë politike. “Presidentja e kaluar ka qenë figurë që ka folur vet me veti dhe nuk ka…
Lajme
Xhavit Haliti nga Partia Demokratike e Kosovës vlerëson se ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka qenë figurë vetëm sa për “sy e faqe”.
Ai pohon se aktualisht nuk po gjendet një figurë konsensuale për president apo presidente nga partitë politike.
“Presidentja e kaluar ka qenë figurë që ka folur vet me veti dhe nuk ka bërë asgjë. Edhe sot nuk e kemi një njeri që i përafron partitë politike dhe i cili punon në këtë drejtim”, ka thënë Xhavit Haliti në emisionin “Mesditë” në Tëvë1.
Në pyetjen se a ka njerëz nga PDK që mund ta kryejnë detyrën e presidentit, Haliti tha se ka figura, por nuk votohen nga VV.
“Ne kemi figura të rëndësishme, por dihet që nuk votohen nga VV-ja”, vlerësoi Xhavit Haliti.