Policia në Prizren gjobit me 150 euro shoferin që hyri në semafor në të kuqen, u raportua nga qytetari përmes videos
Policia e Kosovës në Prizren, gjatë kësaj jave ka vazhduar me shqiptime gjobash ndaj kundërvajtësve të ndryshëm, të cilët janë raportuar nga qytetarët përmes aplikacionit “Lajmëro Policin” apo kanaleve të tjera të komunikimit. Sipas Policisë, raportimet për kundërvajtje në trafik janë të shumta dhe çdo rast trajtohet me seriozitet. “Nëse nga raportimi, të dhënat e…
Lajme
Policia e Kosovës në Prizren, gjatë kësaj jave ka vazhduar me shqiptime gjobash ndaj kundërvajtësve të ndryshëm, të cilët janë raportuar nga qytetarët përmes aplikacionit “Lajmëro Policin” apo kanaleve të tjera të komunikimit.
Sipas Policisë, raportimet për kundërvajtje në trafik janë të shumta dhe çdo rast trajtohet me seriozitet.
“Nëse nga raportimi, të dhënat e ofruara dhe materialet e bashkangjitura (fotografi apo video) vërtetohet shkelja, kundërvajtësi informohet përmes telefonit dhe gjoba i shqiptohet menjëherë. Në rastin konkret, kundërvajtësi nuk ka respektuar dritën e kuqe të semaforit, kundërvajtje e cila dokumentohet me video nga qytetari. Policia fton të gjithë drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e trafikut në rrugë që të kemi siguri në trafik”, ka njoftuar Policia.
Policia e Kosovës ka falenderuar qytetarët për bashkëpunimin dhe kontributin e tyre të përbashkët në parandalimin e kundërvajtjeve dhe identifikimin e shkelësve të ligjit. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: