Abazi e VV-së me akuza ndaj Ramës: Ndale presionin ndaj punëtorëve, ata nuk të kanë faj për veprimet e tua dhe të bashkëpunëtorëve
Asamblistja e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Berita Abazi ka shkruar në rrjetin social Facebook, ku ka thënë se kryetari i kësaj Komune, Përparim Rama po iu bën presion punëtorëve. Ajo ka thënë se të mërkurën e javës së kaluar, në ambientet e Komunës janë takuar Përparim Rama, Florent Maliqi, Arbër Sadiki dhe dy zyrtarë të…
Lajme
Asamblistja e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Berita Abazi ka shkruar në rrjetin social Facebook, ku ka thënë se kryetari i kësaj Komune, Përparim Rama po iu bën presion punëtorëve.
Ajo ka thënë se të mërkurën e javës së kaluar, në ambientet e Komunës janë takuar Përparim Rama, Florent Maliqi, Arbër Sadiki dhe dy zyrtarë të legalizimeve, emrat e të cilëve nuk i kanë bërë publik.
Sipas Abazit, takimi ka zgjatur me orë të tëra dhe është mbajtur me dyer të mbyllura.
“Pas këtij takimi është shtuar presioni dhe kontrolli i pakuptueshëm mbi zyrtarët. Përparim, punëtorët nuk të kanë faj. Për veprimet e tua dhe të bashkëpunëtorëve të tu, përgjegjësinë kryesore e ke ti. PROKURORIA?”, ka shkruar Abazi.
Ajo i ka bërë thirrje Ramës ta ndal presionin ndaj punëtorëve. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: