Vrasje në tentativë në jug të Mitrovicës, të shtëna me armë zjarri mes dy palëve
Një rast i vrasjes në tentativë është raportuar në jug të Mitrovicës. Pas të shtënave me armë zjarri, Policia ka dalë në vend të ngjarjes ku edhe janë vërejtur në mure të dy banesave disa vrima shpuese që dyshohet se janë nga goditjet nga armët e zjarrit dhe dyshohet se gjuajtjet kanë qenë nga dy…
Lajme
Një rast i vrasjes në tentativë është raportuar në jug të Mitrovicës.
Pas të shtënave me armë zjarri, Policia ka dalë në vend të ngjarjes ku edhe janë vërejtur në mure të dy banesave disa vrima shpuese që dyshohet se janë nga goditjet nga armët e zjarrit dhe dyshohet se gjuajtjet kanë qenë nga dy palë.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar disa gëzhoja të kalibrave të ndryshëm. Rasti nën hetime nga njësitë relevante policore./Lajmi.net/