Policia bastis një lokal në Rashiq të Pejës, sekuestron pajisje për lojëra të fatit dhe një kallashnikov – Dy persona ndalohen për 48 orë

Policia e Kosovës, ka njoftuar se kanë marr informacion se në një lokal në Rashiq të Pejës, disa persona po zhvillonin veprimtari të kundërligjshme të lojërave të fatit. Policia ka reaguar menjëherë dhe ka ndërmarrë veprimet e nevojshme operative dhe hetimore për zbatimin e ligjit dhe ka realizuar kontroll/bastisje në këtë lokal. “Gjatë kontrollit, në cilësinë…

Lajme

10/08/2026 10:04

Policia e Kosovës, ka njoftuar se kanë marr informacion se në një lokal në Rashiq të Pejës, disa persona po zhvillonin veprimtari të kundërligjshme të lojërave të fatit.

Policia ka reaguar menjëherë dhe ka ndërmarrë veprimet e nevojshme operative dhe hetimore për zbatimin e ligjit dhe ka realizuar kontroll/bastisje në këtë lokal.

“Gjatë kontrollit, në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar:

– njё (1) kuti me qipa pёr organizimin e lojrave tё pokerit;

– një (1) armё automatike AK-47

– njё (1) karikator

– dhjetё (10) fishek

– një (1) mjet i mpreht (brisk)”, ka njoftuar Policia.

Personat e dyshuar të përfshirë në këtë rast janë arrestuar dhe janë intervistuar nga hetuesit kompetentë. Pas përfundimit të procedurave fillestare hetimore, me vendim të organit kompetent, dy nga tё dyshuarit janё ndaluar pёr 48- orё, ndёrsa njёri nga tё dyshuarit ёshtё liruar ne procedurё tё rregullt.

“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e të gjitha formave të veprimtarive të kundërligjshme dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë, duke raportuar çdo rast të dyshuar tek organet kompetente”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/