Arrestohet një burrë në Viti pas të shtënave me armë zjarri pati në ahengun e tij familjar- gjenden 30 copë gëzhoja

Të shtëna me armë zjarri raportohet të ketë pasur në Viti. Sipas informacioneve theksohet se të shtënat me armë u dëgjuan në një aheng familjar. “Dy ankues meshkuj kosovarë kanë raportuar se ata dhe familjarët e tyre kanë qenë të rrezikuar pasi afër tyre kanë rënë dy predha të fishekëve të armës së zjarrit të…

Lajme

10/08/2026 09:59

Të shtëna me armë zjarri raportohet të ketë pasur në Viti.

Sipas informacioneve theksohet se të shtënat me armë u dëgjuan në një aheng familjar.

“Dy ankues meshkuj kosovarë kanë raportuar se ata dhe familjarët e tyre kanë qenë të rrezikuar pasi afër tyre kanë rënë dy predha të fishekëve të armës së zjarrit të cilat dyshohet se kanë ardhur nga një shtëpi e lagjes së tyre në të cilën kishte pasur aheng familjar”,thuhet në njoftim.

Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar përgjegjës i familjes në të cilën ka qenë ahengu familjar për shkak se gjatë kontrollit në oborrin e shtëpisë së tij janë gjetur dhe konfiskuar 30 copë gëzhoja të fishekëve të armës së zjarrit, mirëpo arma nuk është gjetur dhe i dyshuari ka mohuar se kishte shtënë me armë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa rasti mbetet nën hetime./Lajmi.net/