Messi ndërmerr hapa ligjorë ndaj mediave argjentinase për shkelje të privatësisë së familjes

Lionel Messi pritet të ndërmarrë hapa ligjorë ndaj disa mediave argjentinase, të cilat dyshohet se kanë cenuar privatësinë e familjes së tij gjatë ceremonisë mortore për babanë e tij, Jorge Messi. Sipas raportimeve, ekipi ligjor i yllit argjentinas po përgatit veprime ndaj mediave që dyshohet se kanë shkelur kufijtë e privatësisë gjatë ceremonisë, e cila…

Sport

10/08/2026 09:35

Lionel Messi pritet të ndërmarrë hapa ligjorë ndaj disa mediave argjentinase, të cilat dyshohet se kanë cenuar privatësinë e familjes së tij gjatë ceremonisë mortore për babanë e tij, Jorge Messi.

Sipas raportimeve, ekipi ligjor i yllit argjentinas po përgatit veprime ndaj mediave që dyshohet se kanë shkelur kufijtë e privatësisë gjatë ceremonisë, e cila u zhvillua në mënyrë private në Rosari.

Messi udhëtoi drejt Argjentinës së bashku me bashkëshorten Antonela Roccuzzo dhe fëmijët e tyre për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait të tij, i cili ndërroi jetë në moshën 68-vjeçare.

Familja Messi kishte kërkuar privatësi gjatë kësaj periudhe të vështirë, ndërsa ceremonia u zhvillua në rrethin e ngushtë familjar dhe me praninë e disa personave të afërm.

Jorge Messi ishte jo vetëm babai i Lionel Messit, por edhe agjenti i tij për pjesën më të madhe të karrierës, duke luajtur një rol të rëndësishëm në rrugëtimin e tij drejt majave të futbollit botëror.