929 raste emergjente gjatë vikendit në QKUK, 53 të lënduar në aksidente trafiku
Qendra Emergjente e QKUK-së ka trajtuar 929 raste gjatë vikendit të fundit, ndërsa dhjetëra pacientë kanë kërkuar trajtim si pasojë e aksidenteve, përleshjeve dhe lëndimeve të ndryshme. Sipas të dhënave të publikuara nga QKUK, numri më i madh i pacientëve është trajtuar në Emergjencën Internistike, ku janë pranuar 280 persona. Në Reanimim janë trajtuar 202…
Lajme
Qendra Emergjente e QKUK-së ka trajtuar 929 raste gjatë vikendit të fundit, ndërsa dhjetëra pacientë kanë kërkuar trajtim si pasojë e aksidenteve, përleshjeve dhe lëndimeve të ndryshme.
Sipas të dhënave të publikuara nga QKUK, numri më i madh i pacientëve është trajtuar në Emergjencën Internistike, ku janë pranuar 280 persona. Në Reanimim janë trajtuar 202 pacientë, ndërsa në Emergjencën Kirurgjike 192 dhe në atë Ortopedike 194.
Në Sallën e Vogël janë trajtuar edhe 61 pacientë, kryesisht për qepje, përpunim dhe pastrim të plagëve.
Të dhënat tregojnë se një pjesë e konsiderueshme e rasteve lidhen me lëndime të shkaktuara nga aksidentet dhe dhuna. 53 persona kanë marrë trajtim pas aksidenteve në trafik, ndërsa janë regjistruar edhe dy raste të lëndimeve nga armët e zjarrit dhe një nga arma e ftohtë.
Po ashtu, në QKUK janë trajtuar tre raste të intoksikimit, ndërsa tetë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore pas përleshjeve fizike.
“Gjatë vikendit të fundit, në Qendrën Emergjente të QKUK-së janë realizuar gjithsej 929 shërbime emergjente”, thuhet në njoftimin e QKUK-së.
Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar edhe 87 pranime për trajtim në klinika të ndryshme të QKUK-së, ndërsa dy pacientë kanë vdekur gjatë trajtimit. /Lajmi.net.
Postimi i plotë: