Aktiviteti do të nisë të hënën, më 10 gusht, dhe do të zgjasë deri të mërkurën, më 12 gusht 2026.
Sipas njoftimit, vizitat në Kuvend do të jenë të mundshme çdo ditë nga ora 12:00 deri në 16:00, për të gjithë bashkatdhetarët që dëshirojnë të njihen nga afër me institucionin.
Këtë vit, aktiviteti po zhvillohet në një rrethanë të pazakontë politike, pasi Kuvendi i Kosovës ende nuk është konstituuar dhe nuk është funksionalizuar në tërësi.
Pavarësisht kësaj situate, institucioni do t’i hapë dyert për mërgimtarët, duke e vazhduar edhe këtë vit traditën e aktivitetit “Bashkatdhetarët në Kuvend”.