Hoxha kërkon falje pasi shpërndau ballinë të rreme të gazetës serbe Blic për Time Kadrijajn: E vështirë të ndash informacionet e vërteta nga të rremet
Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Elvis Hoxha, ka shpërndarë një lajm të rremë, kinse gazeta serbe, Blic e ka vënë në numrin e saj të sotëm lajmin për incidentin e djeshëm në Kuvendin e Kosovës, ku deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj e gjuajti me vezë kryeministrin në detyrë, Albin Kurti. Në ballinën e rreme,…
Lajme
Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Elvis Hoxha, ka shpërndarë një lajm të rremë, kinse gazeta serbe, Blic e ka vënë në numrin e saj të sotëm lajmin për incidentin e djeshëm në Kuvendin e Kosovës, ku deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj e gjuajti me vezë kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
Në ballinën e rreme, të publikuar nga Hoxha në Facebook, thuhet kinse ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriq e lavdëroi Kadrijajn.
“REAGOI MARKO GJURIQ:
„TIME KADRIJAJ E KA TREGUAR GUXIMIN DHE DINJITETIN“. GJURIQ: KËSHTU MBROHET E VËRTETA”, thuhet në ballinën e rreme të publikuar nga Hoxha.
“Lëvdatat që nuk duhen”, shkroi ai mbi ballinën e rreme të publikuar.
Në lidhje me këtë, Hoxha tani ka kërkuar falje që ka shpërndarë një informacion të rremë.
“Shpërndava para pak orësh një info të rremë dhe për këtë kërkoj falje. Në postimin tim shplrndava një foto të sajuar e ballinës së një gazete serbe me në qendër foton e deputetes Time Kadria. Është bërë shumë e vështirë të ndash informacionin e vërtetë nga ai i rremë. Po kërkoj edhe një herë falje për shpërndarjen e një informacioni të rremë”, ka shtuar Hoxha. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: