“Është e dhimbshme dhe e papranueshme”, Ramadani kritikon Qeverinë për mungesën e uniformave të policëve

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar lidhur me mungesën e uniformave për pjesëtarët e Policisë së Kosovës, duke e cilësuar situatën si të dhimbshme dhe të papranueshme. Ramadani ka kritikuar Qeverinë për, siç ka thënë, dështimin për t’u siguruar policëve kushtet elementare të punës. “Policia nuk është dekor, pse i keni lënë pa uniforma?”,…

Lajme

09/08/2026 15:37

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar lidhur me mungesën e uniformave për pjesëtarët e Policisë së Kosovës, duke e cilësuar situatën si të dhimbshme dhe të papranueshme.

Ramadani ka kritikuar Qeverinë për, siç ka thënë, dështimin për t’u siguruar policëve kushtet elementare të punës.

“Policia nuk është dekor, pse i keni lënë pa uniforma?”, ka deklaruar Ramadani.

Ai ka theksuar se pjesëtarët e Policisë së Kosovës dalin çdo ditë në rrugë për të mbrojtur qytetarët, ndërsa institucionet, sipas tij, nuk po u ofrojnë as kushtet bazë për ushtrimin e detyrës.

“Është e dhimbshme dhe e papranueshme që policët tanë të përballen me mungesë uniformash. Qeveria 6-vjeçare tashmë duhet të japë llogari!”, ka thënë Ramadani.

Deputeti i Aleancës ka shtuar se siguria publike nuk mund të mbështetet vetëm në deklarata politike, por kërkon institucione funksionale dhe kushte të përshtatshme për ata që janë në vijën e parë të mbrojtjes së qytetarëve.

“Policët tanë dalin çdo ditë në rrugë për të mbrojtur qytetarët, ndërsa Qeveria i ka lënë pa kushtet më elementare të punës. Siguria nuk mbahet me slogane. Mbahet me institucione që funksionojnë”, ka deklaruar Ramadani.