Aksident në rrugën Gjilan-Ferizaj, një këmbësor goditet nga vetura dhe dërgohet në spital

Një këmbësor është lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur të shtunën në aksin rrugor Gjilan-Ferizaj, në fshatin Ramajn. Rasti është konfirmuar për lajmi.net nga zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Valon Osmani. Osmani ka bërë të ditur se aksidenti është raportuar rreth orës 11:37 dhe në të janë përfshirë një automjet…

Lajme

09/08/2026 13:44

Një këmbësor është lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur të shtunën në aksin rrugor Gjilan-Ferizaj, në fshatin Ramajn.

Rasti është konfirmuar për lajmi.net nga zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.

Osmani ka bërë të ditur se aksidenti është raportuar rreth orës 11:37 dhe në të janë përfshirë një automjet dhe një këmbësor.

Si pasojë e aksidentit, këmbësori ka pësuar lëndime dhe është dërguar në Qendrën Emergjente të Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan, ku po merr trajtim mjekësor.

“Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor në Gjilan, përkatësisht hetuesit policorë të trafikut janë duke hetuar rrethanat e aksidentit”, ka deklaruar Osmani. /Lajmi.net/