Bastisje në një lokal në Deçan, gjendet armë automatike dhe çipa pokeri – arrestohen tre persona

Një lokal në Deçan është bastisur nga Policia e Kosovës, nën dyshimin se aty po zhvillohej veprimtari e kundërligjshme e bixhozit. Gjatë kontrollit, Policia ka gjetur dhe sekuestruar një kuti me çipa të lojërave të pokerit, një armë automatike, dhjetë fishekë, si dhe një çantë dore që përmbante një brisk dhe një faturë. “Është raportuar…

Lajme

09/08/2026 08:51

Një lokal në Deçan është bastisur nga Policia e Kosovës, nën dyshimin se aty po zhvillohej veprimtari e kundërligjshme e bixhozit.

Gjatë kontrollit, Policia ka gjetur dhe sekuestruar një kuti me çipa të lojërave të pokerit, një armë automatike, dhjetë fishekë, si dhe një çantë dore që përmbante një brisk dhe një faturë.

“Është raportuar se në një shitore pronë e të dyshuarit mashkull kosovar është duke u ushtruar veprimtari e kundërligjshme. Në konsultim me prokurorin është bërë bastisja në lokal ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar një kuti me çipa të lojërave të pokerit, një armë automatike, dhjetë fishekë dhe një çantë dore me një brisk dhe një faturë”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Lidhur me rastin janë arrestuar tre persona, të gjithë meshkuj kosovarë.

Pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit, dy prej të dyshuarve janë dërguar në mbajtje, ndërsa njëri është liruar dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt. /Lajmi.net/