Urdhri mbrojtës ndaj gruas nuk e ndali, shtetasi maqedonas kanosi babanë e saj në Podujevë

Një person është arrestuar në Podujevë, pasi dyshohet se ka kanosur babanë e një gruaje, ndaj së cilës kishte urdhër mbrojtës. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 8 gusht, rreth orës 18:38. I dyshuari, shtetas shqiptar dhe banor i Maqedonisë së Veriut, dyshohet se kishte shkuar në shtëpinë e viktimës,…

Lajme

09/08/2026 08:41

Një person është arrestuar në Podujevë, pasi dyshohet se ka kanosur babanë e një gruaje, ndaj së cilës kishte urdhër mbrojtës.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 8 gusht, rreth orës 18:38.

I dyshuari, shtetas shqiptar dhe banor i Maqedonisë së Veriut, dyshohet se kishte shkuar në shtëpinë e viktimës, ku kishte kanosur babanë e saj.

“I dyshuari mashkull shqiptar banor i Maqedonisë së Veriut për të cilin ka urdhër mbrojtës kishte shkuar te shtëpia e viktimës femër kosovare dhe e kishte kanosur babain e saj”, thuhet në raportin e Policisë.

I dyshuari është arrestuar dhe, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/