Dyshohet për vjedhje të rëndë, Policia arreston një person në Fushë Kosovë

Një person është arrestuar në Fushë Kosovë, nën dyshimin për përfshirje në një rast të vjedhjes së rëndë. Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 26 korrik, rreth orës 09:52, në fshatin Miradi e Epërme. Pas veprimeve hetimore dhe punës së policisë, i dyshuari është identifikuar dhe arrestuar. “Lidhur me rastin, si rezultat i…

Lajme

09/08/2026 08:36

Një person është arrestuar në Fushë Kosovë, nën dyshimin për përfshirje në një rast të vjedhjes së rëndë.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 26 korrik, rreth orës 09:52, në fshatin Miradi e Epërme.

Pas veprimeve hetimore dhe punës së policisë, i dyshuari është identifikuar dhe arrestuar.

“Lidhur me rastin, si rezultat i punës dhe veprimeve policore është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës. /Lajmi.net/