Shkoi jashtë vendit për t’u trajtuar, vdes veterani i UÇK-së, Musli Krasniqi
Ka vdekur pas trajtimit jashtë vendit, Musli Krasniqi nga Zhilivoda e Vushtrrisë, veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe punëtor i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK). Lajmin e ka bërë të ditur Sindikata e Re e KEK-ut, e cila përmes një njoftimi ka shprehur dhimbjen për humbjen e kolegut të tyre. Krasniqi ishte pjesëtar i…
Lajme
Ka vdekur pas trajtimit jashtë vendit, Musli Krasniqi nga Zhilivoda e Vushtrrisë, veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe punëtor i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK).
Lajmin e ka bërë të ditur Sindikata e Re e KEK-ut, e cila përmes një njoftimi ka shprehur dhimbjen për humbjen e kolegut të tyre.
Krasniqi ishte pjesëtar i Brigadës 142 të Zonës Operative të Shalës gjatë luftës së UÇK-së.
“Musliu ishte pjesëtar i Brigadës 142 të Zonës Operative të Shalës dhe do të kujtohet me respekt për kontributin e tij. Ngushëllime të sinqerta familjes, të afërmve, bashkëluftëtarëve dhe kolegëve. U prehsh në paqe, Musli. Kujtimi për ty do të mbetet gjithmonë në mesin tonë. Për kohën dhe vendin e varrimit do t’ju njoftojmë me kohë”, thuhet nga sindikata.