Parashikimi i motit për nesër
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se gjatë ditës së nesërme pritet të mbaj mot me temperatura të larta. Nga IHMK thuhet se, temperaturat minimale pritet të jenë mes 13 dhe 18 gradë, ndërsa ato maksimale, mes 29 dhe 34 gradë celsius. “Moti do të mbetet kryesisht me diell dhe me temperatura të larta. Pasdite,…
Lajme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se gjatë ditës së nesërme pritet të mbaj mot me temperatura të larta.
Nga IHMK thuhet se, temperaturat minimale pritet të jenë mes 13 dhe 18 gradë, ndërsa ato maksimale, mes 29 dhe 34 gradë celsius.
“Moti do të mbetet kryesisht me diell dhe me temperatura të larta. Pasdite, në zona të izoluara pritet zhvillim i vranësirave, të cilat lokalisht mund të sjellin reshje shiu dhe stuhi afatshkurtra. Në zonat e prekura nga reshjet pritet ulje e përkohshme e temperaturës”, thuhet në komunikatë.