Kyeziu-Hyseni për hedhjen e vezës ndaj Kurtit: Pantallonat lahen, por turpi a mund të lahet
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbreshe Kyeziu-Hyseni, ka reaguar ndaj Time Kadrijajt, e cila sot e gjuajti me ve kryeministrin në detyrë, Albin Kurti. Hyseni ka shkruar se pantallonat e Kurtit janë larë tashme, porse, ‘’çfarë ndodhë me turpin’’ e Kadrijajt. ‘’Sakoja dhe pantollonat e Kryeministrit Albin Kurti besoj që tanimë janë larë në pastrim kimik,…
Lajme
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbreshe Kyeziu-Hyseni, ka reaguar ndaj Time Kadrijajt, e cila sot e gjuajti me ve kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
Hyseni ka shkruar se pantallonat e Kurtit janë larë tashme, porse, ‘’çfarë ndodhë me turpin’’ e Kadrijajt.
‘’Sakoja dhe pantollonat e Kryeministrit Albin Kurti besoj që tanimë janë larë në pastrim kimik, por çfarë ndodhë me turpin dhe banalitetin e deputetes Time Kadrijaj që nxorri nga goja sot?
A mund të lahen dot?!’’, ka shkruar ajo.