Peci pas hedhjes së vezëve në Kuvend: Ndaq gjuni me ujë e ndaq me vo, institucionet duhet me u ba
Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, ka reaguar për zhvillimet e sotme në Kuvendin e Kosovës ku vazhdoi seance për konstituimin e parlamentit. Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, e gjuajti me vezë kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, njëherish, kryeministër në detyrë. “Ndaq gjuni me ujë e ndaq me vo, institucionet duhet…
Lajme
Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, ka reaguar për zhvillimet e sotme në Kuvendin e Kosovës ku vazhdoi seance për konstituimin e parlamentit.
Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, e gjuajti me vezë kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, njëherish, kryeministër në detyrë.
“Ndaq gjuni me ujë e ndaq me vo, institucionet duhet me u ba. Karma e pretenduar nuk ekziston, sepse një kohë hedhja e vezëve u lidhte me kauzë, ndërsa sot është veçse një kopje e lodht”, shkroi Faton Peci në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”.
Peci ne Qeverinë “Kurti 3” ka qenë Ministër i Bujqësisë.