Bosch alarmon pas vizitës së Zelenskyt në Beograd: Ukraina po bëhet kërcënim për Kosovën dhe Ballkanin
Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, ka reaguar ashpër lidhur me vizitën e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Beograd dhe takimin e tij me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq. Bosch e ka kritikuar Zelenskyn për takimin me Vuçiqin, duke e cilësuar presidentin serb si një “mik jodemokratik” të presidentit ukrainas. “Zelensky në Beograd me mikun…
Lajme
Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, ka reaguar ashpër lidhur me vizitën e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Beograd dhe takimin e tij me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
Bosch e ka kritikuar Zelenskyn për takimin me Vuçiqin, duke e cilësuar presidentin serb si një “mik jodemokratik” të presidentit ukrainas.
“Zelensky në Beograd me mikun e tij jodemokratik, Vuçiqin. A duket se dëshiron të mësojë se si të eliminojë kundërshtarët politikë lokalë?”, ka shkruar Bosch.
Ish-ambasadori holandez ka rikujtuar gjithashtu se Vuçiq e ka falënderuar Zelenskyn për qëndrimin e Ukrainës lidhur me çështjen e Kosovës.
Në këtë kontekst, Bosch ka bërë thirrje që njohja e Kosovës nga Serbia të vendoset si kusht për anëtarësimin e saj në Bashkimin Evropian.
“Shpresoj që BE-ja, njësoj si me vetë Serbinë, ta bëjë këtë njohje kusht për anëtarësimin”, ka deklaruar ai.
Bosch ka ngritur shqetësime edhe për raportimet lidhur me diskutimet mes Serbisë dhe Ukrainës për prodhimin e përbashkët të dronëve, duke vlerësuar se një zhvillim i tillë mund të ketë pasoja për Kosovën dhe rajonin.
“Ukraina po fillon të bëhet një kërcënim, veçanërisht për Kosovën, por edhe për Ballkanin më gjerë. Është koha që EEAS t’i kërkojë Zelenskyt se çfarë po bën!”, ka përfunduar Bosch. /Lajmi.net/