Zelensky nga Serbia: Qëndrimi për mosnjohjen e Kosovës nuk ndryshon

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se qëndrimi i shtetit të tij për mosnjohjen e Kosovës si shtet të pavarur, nuk ka ndryshuar. Nga Beogradi, në një konferencë për shtyp gjatë vizitës zyrtare, Zelensky është pyetur për çështjen e Kosovës. Ai ka thënë se e respekton integritetin territorial të Serbisë. “Ne respektojmë integritetin territorial…

Lajme

08/08/2026 14:39

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se qëndrimi i shtetit të tij për mosnjohjen e Kosovës si shtet të pavarur, nuk ka ndryshuar.

Nga Beogradi, në një konferencë për shtyp gjatë vizitës zyrtare, Zelensky është pyetur për çështjen e Kosovës. Ai ka thënë se e respekton integritetin territorial të Serbisë.

“Ne respektojmë integritetin territorial të partnerëve tanë. Ne e respektojmë të drejtën ndërkombëtare. Ky është qëndrimi ynë. Sa i përket asaj që thatë për shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës, qëndrimi mbetet i pandryshuar. Gjithmonë e kemi theksuar këtë dhe se politika e Ukrainës nuk ka ndryshuar”, ka thënë ai, sipas mediave në Serbi.

Në këtë rast, Zelensky ka falënderuar Serbinë për “respektimin e integritetit dhe sovranitetit të saj territorial, përfshirë Krimenë”.

“Nuk do të ndryshojmë qëndrimin tonë në çështjen e Serbisë”, ka shtuar ai.