Kurti kërkon sërish kohë shtesë për bisedime me partitë e tjera për presidentin

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në nisje të seancës konstituive ka kërkuar sërish kohë shtesë për bisedime me kryetarët e partive të tjera për presidentin. Në nisje të seancës konstituive kur ai pritej të propozonte emrin për kryetar të Kuvendit, Kurti ka dalë me kërkesën për kohë shtesë. “Marrëveshje politike nuk kemi ende prandaj…

Lajme

08/08/2026 12:34

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në nisje të seancës konstituive ka kërkuar sërish kohë shtesë për bisedime me kryetarët e partive të tjera për presidentin.

Në nisje të seancës konstituive kur ai pritej të propozonte emrin për kryetar të Kuvendit, Kurti ka dalë me kërkesën për kohë shtesë.

“Marrëveshje politike nuk kemi ende prandaj për të evituar zgjedhjet e reja ju lus për kohë shtesë”, ka thënë ai.