Hani i Elezit: Tre persona përfundojnë në QKUK pas përleshjes me mjete të forta dhe të mprehta

Tre persona, një grua dhe dy burra, kanë kërkuar tretman mjekësor pas një përleshjeje në Han të Elezit. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasi ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:35, pas një mosmarrëveshjeje mes të përfshirëve. Gjatë përleshjes, ata dyshohet se janë sulmuar me mjete të forta dhe të mprehta, si pasojë e së…

Lajme

08/08/2026 09:48

Tre persona, një grua dhe dy burra, kanë kërkuar tretman mjekësor pas një përleshjeje në Han të Elezit.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasi ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:35, pas një mosmarrëveshjeje mes të përfshirëve.

Gjatë përleshjes, ata dyshohet se janë sulmuar me mjete të forta dhe të mprehta, si pasojë e së cilës kanë pësuar lëndime trupore.

Të tre të lënduarit janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim mjekësor.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit meshkuj janë dërguar në mbajtje.

Është raportuar se një femër dhe dy meshkuj kosovarë kanë kërkuar tretman mjekësor pasi që, pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti me mjete të forta dhe të mprehta. Të lënduarit janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Pas intervistimit me vendim të prokurori dy të dyshuarit meshkuj kosovarë janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.