Agim Ademi viziton “Pista Ekoplast”: Shembull i suksesit dhe inovacionit në industrinë vendore

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka vizituar fabrikën vendore “Pista Ekoplast”, të drejtuar nga Haxhi Pista, duke e vlerësuar atë si një shembull të zhvillimit dhe inovacionit në industrinë vendore. Ademi ka bërë të ditur se kjo kompani është e vetmja në Kosovë që prodhon ulëse për stadiume futbolli dhe palestra…

Sport

07/08/2026 19:05

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka vizituar fabrikën vendore “Pista Ekoplast”, të drejtuar nga Haxhi Pista, duke e vlerësuar atë si një shembull të zhvillimit dhe inovacionit në industrinë vendore.

Ademi ka bërë të ditur se kjo kompani është e vetmja në Kosovë që prodhon ulëse për stadiume futbolli dhe palestra sportive, duke ndjekur standardet bashkëkohore të këtij sektori, raporton lajmi.net

“Sot vizitova fabrikën vendore ‘Pista Ekoplast’, e drejtuar nga Haxhi Pista, një shembull i suksesit dhe inovacionit në industrinë vendore”, ka shkruar Ademi.

Ai ka theksuar se investimet e bizneseve vendore në cilësi, teknologji dhe inovacion japin kontribut të rëndësishëm edhe në zhvillimin e infrastrukturës sportive në Kosovë.

Ademi ka përgëzuar Haxhi Pistën dhe ekipin e kompanisë për punën dhe përkushtimin e tyre, duke vlerësuar rolin e tyre në avancimin e prodhimit vendor dhe sportit në vend./Lajmi.net/