Policia në Mitrovicë të Veriut gjen pajisje ushtarake të fshehura në një puset
Policia e Kosovës ka gjetur të premten disa veshje dhe pajisje ushtarake të fshehura në një puset të kanalizimit në Mitrovicën e Veriut. Sipas njoftimit të Policisë, rreth orës 13:30, zyrtarët e Stacionit Policor në Mitrovicë të Veriut, gjatë patrullimit të rregullt në rrugën “Zoran Gjingjiq”, kanë vërejtur një puset të kanalizimit të hapur. Gjatë…
Lajme
Policia e Kosovës ka gjetur të premten disa veshje dhe pajisje ushtarake të fshehura në një puset të kanalizimit në Mitrovicën e Veriut.
Sipas njoftimit të Policisë, rreth orës 13:30, zyrtarët e Stacionit Policor në Mitrovicë të Veriut, gjatë patrullimit të rregullt në rrugën “Zoran Gjingjiq”, kanë vërejtur një puset të kanalizimit të hapur.
Gjatë kontrollit të pusetit, policët kanë hasur në një qese plastike me ngjyrë të zezë, e cila ka ngjallur dyshime. Pas nxjerrjes së saj janë gjetur disa veshje dhe pajisje ushtarake.
Sipas Policisë, në qese janë sekuestruar:
5 kapela ushtarake me ngjyrë të gjelbër; 2 gjoksore ushtarake, secila me nga tri vende për municion; 1 rrip ushtarak; 4 çanta mbajtëse për karikatorë që vendosen në rrip; 1 çantë mbajtëse për radio-lidhje; 2 çanta ushtarake për municion; 1 palë doreza.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka udhëzuar që, në këtë fazë, të mos iniciohet rast penal.
Policia bëri të ditur se pajisjet e gjetura janë sekuestruar, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të sqaruar të gjitha rrethanat e rastit dhe për të identifikuar personat e përfshirë./Lajmi.net/