Abdixhiku para takimit me Kurtin: Duhet konstituuar Kuvendi, LDK-ja nuk nënshtrohet dhe Republika nuk dorëzohet

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku do të takohen pas pak në Kuvend të Kosovës. Ashtu siç edhe u raportua dyshja do të zhvillojnë edhe një takim në kuadër të diskutimeve mbi çështjen e pozitave e sidomos atë të presidentit. Pak para takimit, i pari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, deklaroi…

Lajme

07/08/2026 13:36

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku do të takohen pas pak në Kuvend të Kosovës.

Ashtu siç edhe u raportua dyshja do të zhvillojnë edhe një takim në kuadër të diskutimeve mbi çështjen e pozitave e sidomos atë të presidentit.

Pak para takimit, i pari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, deklaroi se duhet thirrur seanca konstituive dhe duhet konstituuar Kuvendi i Kosovës, transmeton lajmi.net.

“Pres që të vazhdojmë me konstituimin e kuvendit se s’ka arsye të vonohet. Duhet të ketë seancë dhe s’ka nevojë të vonohet me konstituim të kuvendit, duhet votuar kryetari e kryesia. LDK-ja s’ka kërkuar dhe s’kërkon vonesa të tilla, por kjo është përgjegjësi e partisë së parë që qëllon se ka më të vjetrin aty në drejtim të seancës. Por nëse është bërë si taktikë negociuese e themi qartë se LDK-ja nuk nënshtrohet e Republika nuk dorëzohet”.

Abdixhku tha se po përhiqen sa më mirë që t’i përfaqësojmë interesat e popullit e të LDK-së./Lajmi.net/