​Katër persona arrestohen pas një rrahjeje në Prishtinë, një i lënduar rëndë

Katër persona janë arrestuar pas një rrahjeje që ka ndodhur në “Rrugën e Gjilanit” në Prishtinë. Policia njofton se në përleshje janë përfshirë tre persona në cilësinë e viktimave, ndërsa njëri prej tyre ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe ka marrë trajtim mjekësor. Lidhur me rastin janë arrestuar dy shtetas të Kosovës dhe dy…

Lajme

07/08/2026 12:30

Katër persona janë arrestuar pas një rrahjeje që ka ndodhur në “Rrugën e Gjilanit” në Prishtinë.

Policia njofton se në përleshje janë përfshirë tre persona në cilësinë e viktimave, ndërsa njëri prej tyre ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe ka marrë trajtim mjekësor.

Lidhur me rastin janë arrestuar dy shtetas të Kosovës dhe dy shtetas të Gjermanisë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Rasti po hetohet nga organet kompetente.