Agim Ademi pret në takim 4 referët kosovarë: Faleminderit për gjithçka që i dhatë futbollit të Kosovës

Kreu i Federatës Futbollistike të Kosovës, Agim Ademi ka pritur sot në takim disa prej referëve të cilëve u shprehu mirënjohje të thellë për shërbim në futboll me profesionalizëm, integritet dhe dinjitet. Ademi tha se referi kryesor Burim Jahmurtaj dhe Bujar Selimaj, Besnik Morina dhe Fatlum Berisha i dhanë fund karrierës së tyre aktive në…

Sport

07/08/2026 12:06

Kreu i Federatës Futbollistike të Kosovës, Agim Ademi ka pritur sot në takim disa prej referëve të cilëve u shprehu mirënjohje të thellë për shërbim në futboll me profesionalizëm, integritet dhe dinjitet.

Ademi tha se referi kryesor Burim Jahmurtaj dhe Bujar Selimaj, Besnik Morina dhe Fatlum Berisha i dhanë fund karrierës së tyre aktive në fushën e gjykimit duke lënë pas një trashëgimi të çmuar për gjeneratat që vijnë.

Psotimi i plotë:

Sot, në hapje të Seminarit të FIFA-s për gjyqtarët, patëm nderin që, në praninë e komunitetit tonë të referimit, t’u shprehim mirënjohjen më të thellë katër emrave që për vite me radhë i shërbyen futbollit të Kosovës me profesionalizëm, integritet dhe dinjitet.

Referi kryesor Burim Jahmurataj, si dhe referët asistentë Bujar Selimaj, Besnik Morina dhe Fatlum Berisha, i dhanë fund karrierës së tyre aktive në fushën e gjykimit, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar për gjeneratat që vijnë.

Në emrin tim personal dhe të Federatës së Futbollit të Kosovës, i falënderoj për përkushtimin, sakrificën dhe kontributin e jashtëzakonshëm që kanë dhënë në zhvillimin e futbollit tonë. Ata kanë qenë shembull i profesionalizmit dhe kanë përfaqësuar me dinjitet referimin kosovar, brenda dhe jashtë vendit.

Jam veçanërisht i lumtur që përvoja e tyre nuk do të humbasë. Përkundrazi, ata do të vazhdojnë të jenë pjesë e familjes së referimit, duke marrë role të reja zhvillimore në edukimin, mentorimin dhe avancimin e gjeneratave të reja të gjyqtarëve.

Faleminderit për gjithçka që i dhatë futbollit të Kosovës. Ju uroj shëndet, suksese dhe shumë arritje në kapitullin e ri të angazhimit tuaj në shërbim të referimit./Lajmi.net/