Cilat zona të Prishtinës kanë ajrin më të pastër për jetesë?
Në vitet e fundit, cilësia e ajrit është kthyer në një nga faktorët kyç për të vendosur në lidhje me vendin ku ne zgjedhim të jetojmë. Prishtina, edhe pse në zhvillim të shpejtë vazhdon të përballet me sfida serioze sa i përket ndotjes së ajrit, kryesisht nga trafiku, industria, por edhe energjia- të cilat e…
Lajme
Në vitet e fundit, cilësia e ajrit është kthyer në një nga faktorët kyç për të vendosur në lidhje me vendin ku ne zgjedhim të jetojmë. Prishtina, edhe pse në zhvillim të shpejtë vazhdon të përballet me sfida serioze sa i përket ndotjes së ajrit, kryesisht nga trafiku, industria, por edhe energjia- të cilat e bëjnë qytet me ndotje relativisht të lartë.
Madje në disa periudha të vitit niveli i ndotjes mund të arrijë në vlera që konsiderohen të dëmshme për shëndetin, sidomos për grupet me të ndjeshme siç janë fëmijët, të moshuarit e ata me sëmundje të ndryshme kronike.
Por jo çdo zonë e qytetit është njëlloj. Në kryeqytetin e Kosovës ka lagje të cilat ofrojnë kushte shumë më të mira banimi, sidomos për shkak të pozicionit gjeografik dhe afërsisë që kanë me natyrën.
Ndër zonat që po marrin gjithnjë e më shumë vëmendje janë: Mati 3 dhe Zllatari, zona këto që kanë një avantazh të qartë afërsinë direkte me malet e Gërmisë që njihet edhe si zona më e pastër dhe më e bukur e Prishtinës.
Parku i Gërmisë njihet si një nga zonat më të pastra dhe të mbrojtura në Prishtinë, me biodiversitet të pasur dhe ajër me të freskët krahasuar me pjesët urbane të dendura. Derisa Prishtina u shndërrua ndër vite në një qytet urban, me ndërtime të larta, të betonuara dhe të cilat padyshim duken bukur dhe ngjasojnë me qytetet e mëdha si New-Yorku në fakt ajo çfarë u duhet më tepër qytetarëve janë zonat e gjelbra, të pastra, me të mbjellura afër që e bëjnë ajrin shumë të konvenueshëm dhe jetesën shumëfish më të vlefshme në të.
Kjo afërsi ndikon drejtpërdrejt edhe në cilësinë e jetesës në këto zona, ku ofrohet edhe qetësi e pakrahasueshme si dhe pastërti e nivelit të lartë, edhe falë pozicionimit gjeografik.
Kjo zonë në fakt është zgjedhja e duhur duke nisur nga të vegjlit që do t’i bëjnë hapat e parë në vend të pastër e të sigurtë, e deri tek të moshuarit që u nevojitet një pleqëri e rehatshme dhe pa brenga rreth ajrit. Pra ju s’do të brengoseni për sigurinë sepse ajo u garantohet atyre dhe assesi s’do gaboni në zgjedhjen, sepse është më e mira.

Pse këto zona kanë ajër më të mirë?
Afërsia me Gërminë
Mati 3 dhe Zllatari janë praktikisht në kufirin natyror të qytetit. Ajri që vjen nga Gërmia është më i pastër dhe më i freskët.
Largësi nga trafiku i rënduar
Pjesët qendrore të Prishtinës vuajnë nga dendësia e madhe e automjeteve një nga burimet kryesore të ndotjes, ndërsa këto zona janë më të qeta dhe me më pak trafik intensiv.
Pozicion me pjerrtësi të lehtë
Një element shumë i rëndësishëm është topografia. Pjerrtësia e lehtë e terrenit ndihmon në qarkullimin natyral të ajrit, duke mos lejuar stagnimin e ndotjes si në zonat e ulëta të qytetit.
Pamje panoramike
Përveç ajrit më të pastër, këto zona ofrojnë edhe një avantazh emocional pamje të hapur drejt qytetit, që rrit ndjeshëm cilësinë e jetesës.
Në një qytet ku ndotja e ajrit mbetet sfidë reale, zgjedhja e zonës së duhur bëhet vendimtare. Kësisoj bëni zgjedhjen tuaj, në lagjet që ua garantojnë rehatin që u nevojitet në vendin që zgjidhni të banoni.
Në këtë zonë me ajër të pastër, qetësi dhe pamje të hapur drejt qytetit, Lagjja Simfonia paraqet një mundësi ideale për investim dhe një standard më të lartë jetese.
