Vdekja tragjike e kosovarëve, lagjja Nuhaj në zi: “Nuk ka fjalë që e lehtësojnë këtë dhimbje”
Lagjja Nuhaj në Komogllavë të Ferizajt është mbuluar nga zija pas një aksidenti tragjik, ku humbën jetën tre anëtarë të së njëjtës familje. Banorët e lagjes kanë shprehur dhimbjen e tyre për humbjen e rëndë, duke thënë se kjo ngjarje ka lënë zemrat e tyre të thyera. “Lagjja jonë Nuhaj është mbuluar nga dhimbja. Humbja…
Lajme
Lagjja Nuhaj në Komogllavë të Ferizajt është mbuluar nga zija pas një aksidenti tragjik, ku humbën jetën tre anëtarë të së njëjtës familje.
Banorët e lagjes kanë shprehur dhimbjen e tyre për humbjen e rëndë, duke thënë se kjo ngjarje ka lënë zemrat e tyre të thyera.
“Lagjja jonë Nuhaj është mbuluar nga dhimbja. Humbja tragjike e tre anëtarëve të një familjeje në një aksident ka lënë zemrat tona të thyera. Nuk ka fjalë që e lehtësojnë këtë dhimbje”, thuhet në postimin e një bashkëfshatari të viktimave.
Ata kanë shprehur ngushëllime për familjen e të ndjerëve, duke lutur që Zoti t’i mëshirojë dhe t’u japë forcë familjarëve për ta përballuar këtë pikëllim.
Do t’i kujtojmë gjithmonë me respekt dhe mall. U prehshin në paqe”, thuhet më tej në mesazh.