Zelensky shkarkon ambasadorët në Shqipëri, Kroaci dhe Mal të Zi
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka shkarkuar ambasadorët e vendit në Kroaci, Shqipëri dhe Mal të Zi. Vendimet për lirimin e tyre nga detyra janë publikuar në dekrete të veçanta presidenciale, raporton Evropska Pravda. “Sipas dekretit nr. 709/2026, nga posti është shkarkuar Vasyl Kyrylych, ambasador i Ukrainës në Kroaci. Me dekretin nr. 710/2026, Zelensky i ka…
Bota
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka shkarkuar ambasadorët e vendit në Kroaci, Shqipëri dhe Mal të Zi.
Vendimet për lirimin e tyre nga detyra janë publikuar në dekrete të veçanta presidenciale, raporton Evropska Pravda.
“Sipas dekretit nr. 709/2026, nga posti është shkarkuar Vasyl Kyrylych, ambasador i Ukrainës në Kroaci. Me dekretin nr. 710/2026, Zelensky i ka dhënë fund mandatit të Volodymyr Shkurov, i cili shërbente si ambasador në Shqipëri që nga prilli i vitit 2020. Me dekretin nr. 711/2026 është përfunduar edhe mandati diplomatik i Oleh Herasymenkos si ambasador në Mal të Zi”, thuhet në njoftim.
Këto ndryshime vijnë pasi më 3 gusht, Zelensky shkarkoi edhe ambasadoren e Ukrainës në Shtetet e Bashkuara, Olha Stefanishyna.
Ajo dyshohet për pasurim të paligjshëm dhe deklarim të rremë të pasurisë. Vetë Stefanishyna ka deklaruar se nuk ka mjete të mjaftueshme financiare për të paguar garancinë e caktuar nga gjykata.