Deri në 90 minuta pritje për të dalë nga Kosova në këtë pikë kufitare

Qendra Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit ka bërë përditësimin e fundit e të dhënave. Bazuar në këto të dhëna, pritjet më të gjata raportohen në Muçibabë, ku në dalje zgjasin deri në 90 minuta me kolonë rreth 1 mijë metra. Pak pritje ka edhe në Han të Elezit dhe Merdarë, ku pritet po zgjasin deri…

Lajme

06/08/2026 22:03

Qendra Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit ka bërë përditësimin e fundit e të dhënave.

Bazuar në këto të dhëna, pritjet më të gjata raportohen në Muçibabë, ku në dalje zgjasin deri në 90 minuta me kolonë rreth 1 mijë metra.

Pak pritje ka edhe në Han të Elezit dhe Merdarë, ku pritet po zgjasin deri 15 minuta.

Në pikat tjera situata është e qetë me pritje prej 3 deri në 5 minuta.