Arrestohet i dyshuari që sulmoi qytetarët në Pejë, policia jep detaje
Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës pasi dyshohet se ka sulmuar qytetarët në një qendër tregtare në Pejë. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Driton Rugova. Sipas tij, rasti ka ndodhur sot rreth orës 20:15, kur Policia është njoftuar për incidentin. “Njësitet policore kanë dalë menjëherë…
Lajme
Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës pasi dyshohet se ka sulmuar qytetarët në një qendër tregtare në Pejë.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.
Sipas tij, rasti ka ndodhur sot rreth orës 20:15, kur Policia është njoftuar për incidentin.
“Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar të dyshuarin”, ka thënë Rugova.
Sipas Policisë, personi i arrestuar është duke u intervistuar në Stacionin Policor në Pejë, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.