Nesër kufizohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autostradat e Kosovës

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se nesër do të zbatohet kufizim i përkohshëm i qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë në autoudhët e Kosovës. Sipas ministrisë, masa është marrë bazuar në parashikimin zyrtar të temperaturave, të cilat pritet të arrijnë ose tejkalojnë 32 gradë Celsius, raporton…

Lajme

06/08/2026 18:17

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se nesër do të zbatohet kufizim i përkohshëm i qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë në autoudhët e Kosovës.

Sipas ministrisë, masa është marrë bazuar në parashikimin zyrtar të temperaturave, të cilat pritet të arrijnë ose tejkalojnë 32 gradë Celsius, raporton lajmi.net

Kufizimi do të jetë në fuqi nga ora 11:00 deri në 17:30 dhe do të vlejë vetëm në autoudhë.

Ndërkaq, në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse, qarkullimi i këtyre automjeteve do të lejohet pa kufizime.

Nga kjo masë përjashtohen automjetet e organeve të rendit dhe sigurisë publike, shërbimeve emergjente dhe institucioneve shëndetësore.

Ministria u ka bërë thirrje operatorëve ekonomikë dhe drejtuesve të automjeteve që të respektojnë kufizimin dhe të planifikojnë qarkullimin në përputhje me orarin e përcaktuar./Lajmi.net/